
Ekspertët e ushqyerjes rekomandojnë që ora ideale për darkë të jetë rreth 2-3 orë para gjumit. Kjo do të thotë zakonisht midis orës 18:00 dhe 20:00, në varësi të orarit të gjumit të çdo personi. Darka e ngrënë në këtë periudhë ndihmon në tretje më të mirë, përmirëson cilësinë e gjumit dhe ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme.
Nëse darka konsumohet shumë vonë, afër orës së gjumit, mund të shkaktojë shqetësime të tretjes dhe të ndikojë negativisht në pushim./E.P-dritare.net

















