
E dashura e Leonardo DiCaprio-s pëson incident me veshjen në dasmën e Jeff Bezos!
Dritare.net
Modelja e njohur italiane, Vittoria Ceretti (27 vjeçe), e cila është në një lidhje me aktorin hollivudian Leonardo DiCaprio (51), ka rrëfyer një moment të papritur që i ndodhi gjatë dasmës luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia.
Ceretti kishte zgjedhur një fustan vintage nga Dolce & Gabbana për mbrëmjen festive të së shtunës, por lëvizjet e shumta në pistën e vallëzimit rezultuan sfiduese për veshjen.
Në një postim në InstaStory, ajo ndau dy fotografi në stilin “si filloi vs. si po shkon”, ku tregonte se një grisje e vogël ishte shndërruar në një çarje të dukshme në fundin e fustanit.
Sipas “Page Six”, festa përmbyllëse e fundjavës martesore ishte një spektakël i vërtetë i yjeve, me të ftuar nga bota e artit, modës dhe biznesit.
Në pistën e vallëzimit u panë fytyra të njohura si Kris Jenner, Oprah Winfrey, Gayle King, Mick Jagger dhe Sydney Sweeney.
Ndër më aktivët e mbrëmjes ishin Kris Jenner me partnerin Corey Gamble, stilisti legjendar Tommy Hilfiger me bashkëshorten Dee Ocleppo, si dhe Jessica Seinfeld, bashkëshortja e komedianit Jerry Seinfeld.
Atmosfera elektrizuese u përforcua edhe nga Usher, miku i afërt i çiftit Bezos-Sánchez, i cili performoi një miks të hiteve të tij më të famshme. Sipas një burimi:
Usher zbriti nga skena dhe u bashkua në kërcim në mes të të ftuarve, duke ndezur më tej mbrëmjen
Pavarësisht incidentit me fustanin, Ceretti tregoi se klasi dhe humori janë gjithmonë në modë./E.P-dritare.net

















