Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Një truk i çuditshëm që ju ndihmon të flini, kur bën vapë!

Një truk i çuditshëm që ju ndihmon të flini, kur

Në ditët e nxehta të verës, gjumi shpesh kthehet në makth. Temperatura e lartë në dhomë, që mund të shkojë mbi 30°C, e bën shumë të vështirë për trupin të relaksohet dhe të bjerë në gjumë. Ndërkohë që kondicioneri është një zgjidhje, shumëkush e shmang për shkak të zhurmës, kostos apo tharjes së ajrit.

Por një truk i çuditshëm dhe i thjeshtë mund të ndihmojë: të flini me çorape.

Sipas studimeve të fundit, mbajtja e çorapeve gjatë natës ndihmon trupin të rregullojë më mirë temperaturën e brendshme. Çorapet nxisin zgjerimin e enëve të gjakut në këmbë (proces i quajtur vazodilatacion), duke rritur qarkullimin e gjakut në sipërfaqe të lëkurës. Kjo i jep trupit sinjalin se është koha për të pushuar, duke përshpejtuar procesin natyral të fjetjes.

Studime të ndryshme, përfshirë një të publikuar nga Universiteti i Seulit, tregojnë se njerëzit që flenë me çorape bien në gjumë mesatarisht 7.5 minuta më shpejt dhe zgjohen më rrallë gjatë natës, edhe kur temperatura në dhomë është 23°C.

Cilat çorape janë më të përshtatshme?
Rekomandohet të përdorni çorape nga materiale natyrale (si pambuku apo leshi i hollë), që lejojnë lëkurën të marrë frymë dhe shmangin djersitjen. Mund të ngrohni këmbët edhe një orë para gjumit me një banjë të ngrohtë për këmbët apo një dush relaksues.

Por kujdes: Nëse temperatura e ambientit është shumë e lartë (mbi 30°C), çorapet mund të kenë efekt të kundërt duke bllokuar ftohjen natyrale të trupit. Në këtë rast, mund t’i hiqni para se të flini./K.C/dritare.net