Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministria e Mbrojtjes: 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit!

Ministria e Mbrojtjes: 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit!

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se mbetet aktive vatra në një sipërfaqe pyjore në fshatin Markatomaj në Lezhë.

Në terren janë angazhuar 4 zjarrfikëse dhe banorë të zonës, të cilët kanë arritur të izolojnë vatrën, ndërsa puna vazhdon për shuarjen e plotë të trungjeve që rindizen herë pas here për shkak të erës.


Në qarqet e tjera, vatrat e zjarrit janë neutralizuar në kohë, përfshirë 12 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Berat, 3 në Vlorë dhe Elbasan, dhe nga dy në Shkodër, Korçë dhe Gjirokastër.

Sipas ministrisë, një incident është shënuar edhe në katin e katërt të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Një prej vatrave të zjarrit u raportua në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, në një dhomë në katin e katërt të godinës. Zjarri u shua brenda pak minutave, ndërsa pati vetëm dëme materiale.”, njoftoi ministria.
Sipas ministrisë, si pasojë e zjarreve janë djegur rreth 32 hektarë me bimësi dhe pemë. Në operacione janë përfshirë 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Njoftimi i ministrisë së Mbrojtjes:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive.

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, 8 vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Lezhës, të cilat janë shuar brenda pak orësh.

Mbetet aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pishë dhebimësi të përzier, në fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë. Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrfikëse me personelin përkatës dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar dhe izoluar vatrën e zjarrit rreth orës 05:45. Vijon puna për shuarjen përshuarjen e trungjeve brenda sipërfaqes së përshkuar nga zjarri, të cilët të ndihmuar nga era vetëndizen herë pas here.

Në qarkun e Beratit janë raportuar 5 vatra aktive, gjatë 24 orëve të fundit, të cilat janë arritur të neutralizohen.

Në qarkun e Gjirokastrës janë shuar 2 vatrat e raportuara, gjatë orëve të fundit.
Edhe në qarkun e Fierit janë shuar të 8 vatrat e zjarrit të raportuara, kryesish në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në qarkun e Elbasanit u arritën të neutralizohen 3 vatrat e zjarrit në sipërfaqe me bimësi në fshatin Petresh, Labinot Fushë dhe Kodër Bujaras.

Në qarkun e Tiranës janë raportuar 12 vatra zjarri, në bashkitë Tiranë, Kavajë, Rogozhinë, të cilat kryesisht kanë qenë në sipërfaqe me bimësi. Të gjitha këto vatra janë neutralizuar në kohë. Një prej vatrave të zjarrit u raportua në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, në një dhomë në katin e katërt të godinës. Zjarri u shua brenda pak minutave, ndërsa pati vetëm dëme materiale.

Në qarkun e Durrësit u raportuan 5 vatra zjarri, të cilat gjithashtu u izoluan nga forcat në terren.
Nga 2 vatra u raportuan në qarqet Shkodër e Korçë dhe 3 vatra në Vlorë. Të gjitha janë neutralizuar në kohë të shpejtë.

Por si pasojë e këtyre zjarreve janë djegur rreth 32 ha sipërfaqe me bimësi, por edhe një sipërfaqe e kon siderueshme me lis, arra, dhe rrënjë ulliri.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, 1 automjet zjarrfikës me 5 efektivë dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten të angazhuara në monitorim të situatës për shkak të temperaturave të larta.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në çdo rast nevoje./E.P-dritare.net