Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Jam 27-vjeç dhe vuaj nga krizat nervore. Si ta mbledh veten!

Jam 27-vjeç dhe vuaj nga krizat nervore. Si ta mbledh veten!

Përshëndetje psikologe Enertila!

Unë që po ju shkruaj jam një djalë 27-vjeç. Më ndodh shpesh të bëhem nervoz dhe i paduruar. doja një këshillë nga ju. Suksese dhe ju faleminderit!

Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!

Përshëndetje lexuesi jonë

Një krizë nervore na prek dhe na vë në vështirësi. Ndjesia e nervozizmit herë pas here është krejtësisht normale por, kur e përjetoni atë shumë shpesh mund të jetë e pashëndetshme. Nervozizmi është një ndjenjë e përkohshme shqetësimi, ankthi, frike . Në shumicën e rasteve, kjo gjendje ndodh për shkak të një situate specifike dhe përjeton dridhje,marrje fryme , zemra rreh me shpejt. Kur përballeni me një krizë nervore, unë mendoj t’ju këshilloj ushtrime relaksi me frymëmarrje diafragmatike, duke imagjinojmë një skenar të bukura për veten ose meditimi mund t’ju ndihmojë të qetësojmë nervat . Emocionet tona mund të jenë të vështira për t'u menaxhuar ndaj ngrënia e ushqimeve të shëndetshme, të qenit më aktiv fizikisht dhe gjumi i mjaftueshëm mund të ndihmojë në reduktimin e stresit të përgjithshëm dhe në këtë mënyrë menaxhimin më të mirë të nervozizmit . Të qenit i vetëdijshëm dhe duke njohur shkaktarin mund tu ndihmojë për këtë situatë.

Nëse ju e dini se ka diçka që mund t'ju bëjë nervoz, ju rekomandojë të përpiqeni të përgatiteni për ngjarjen. Përgatituni paraprakisht për ngjarjen që mund t'ju vërë në këtë gjendje. Do të ishte e mirë sipas meje që t’i bëni vetes një bisedë dhe përpiquni t'i jepni vetes energji, duke thënë gjëra pozitive. Çdo gjë që frymëzon besim mund t'ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt dhe të ulni nervozizmin. nëse nervat tuaja ju pengojnë të përballeni me situata të caktuara, është e rëndësishme që të konsultoheni me një specialist të shëndetit mendor kështu që ju mund të gjeni shkakun.

Të gjithë mund të ndihen nervoz ndonjëherë. Nervozizmi është normal kur përballemi me diçka vërtet të rëndësishme për ne. Asnjëherë mos lejoni që nervat të kontrollojnë jetën tuaj. Uroj shume që këndvështrimi im tu ndihmojë në problemin tuaj. Gjithë të mirat!/dritare/net