A duhet të japë dorëheqjen Balluku? Flasin qytetarët!
Dritare.net

Zhvillimet e fundit politike dhe veprimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë ndezur debate të forta në opinionin publik. Qytetarët flasin për Dritare TV teksa shprehin qëndrime të ndryshme lidhur me rastin e Belinda Ballukut.
Ndiqni videon e plotë në kanalin tonë në YouTube
Shumë qytetarë e vlerësojnë për punën e saj.
"Më vjen keq se ka punuar. Ajo dhe Erion Veliaj kanë punuar më tepër se të gjithë," shprehet një qytetar.
Megjithatë, ky vlerësim shoqërohet me një qëndrim të prerë: nëse ka shkelur ligjin, duhet të përballet me drejtësinë.
"Në qoftë se e ka bërë këtë punë, le të dënohet. Drejtësia e di," shton ai, duke theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pavarësisht kontributit.
Besimi tek SPAK mbetet një çështje e ndarë. Ndërsa disa shprehin një besim parimor, të tjerë janë skeptikë ose kërkojnë më shumë. Një zë i fuqishëm mes qytetarëve kërkon që SPAK të mos kufizohet vetëm tek rastet aktuale, por të hetojë ngjarjet më të rënda të tranzicionit shqiptar.
"SPAK-u, po të jetë puna, duhet ta fillonte që në '92-shin, që nga piramidat," thotë një tjetër, duke shtuar në listë tragjedinë e Gërdecit, të cilën e quan "lapidari i korrupsionit", dhe vrasjet e 21 Janarit 2011 në bulevard./E.P-dritare.net