Buxheti 2026/ SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhje
E Enjte 20 Nëntor 2025, 13:01
Dritare.net

SPAK nuk e ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të lejuar Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen që do të mbahet nesër.
Kërkesa ishte firmosur nga 22 anëtarë socialistë të këshillit, por edhe anëtarët demokratë ishin dakord, të cilët theksonin se pjesëmarrja e kryebashkiakut është e drejtë ligjore dhe e domosdoshme për çështjet që pritet të diskutohen, përfshirë prezantimin e drafteve, buxhetit dhe raportimeve vjetore.
Në dokument thuhej se autoritetet mund të lejojnë pjesëmarrjen fizike të Veliajt, ose, nëse kjo nuk është e mundur, të paktën të mundësojnë lidhjen online me videokonferencë./L.F-dritare.net