AUV: Jemi njoftuar për prani të nivelit të lartë të Acrylamide në kafen e bluar “Caffe Monaco”
Dritare.net

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka pranuar njoftimin për prani të nivelit të lartë të substancës kimike Acrylamide në produktin e kafes së bluar “Caffe Monaco” 400 gr, me origjinë nga Kosova dhe eksportues Devolli Corporation.
Në një njoftim të publikuar në faqen e tyre në Facebook, AUV ka thënë se bashkë me institucionet përkatëse po ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas ligjit në fuqi.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se përmes sistemit të alarmimit të shpejtë RASFF, është pranuar njoftimi nr. 2025.10458 për prani të nivelit të lartë të Acrylamide në produktin kafe e bluar “Caffe Monaco” 400 gr., me origjinë nga Kosova dhe eksportues DEVOLLI Corporation. AUV bashkë me institucionet përkatëse po ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas ligjeve në fuqi. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitoroj situatën me kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare si dhe me bizneset për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane”, thuhet në njofitm./KohaDitore