Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ema Andrea flet pas humbjes së vëllait: Falënderoji njerëzit o zemër, se më vonë iu prish festën

Ema Andrea flet pas humbjes së vëllait: Falënderoji njerëzit

Aktorja Ema Andrea ka ndarë një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj binjak, Eneas, i cili humbi jetën papritur nga një atak kardiak. Përmes një postimi në Instagram, ajo falënderon të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë e treguar, duke kërkuar që kujtimi i Eneas të ruhet dhe të jetojë përtej dhimbjes.

“Falenderoji njerëzit o zemër se nëse e bën më vonë do tu prishësh festën me fjalë të hidhura” më thotë gjysma ime Buçi im, mbreti im, jeta ime,mali im!
Skam duar e as mendje por Buçit tim ja dëgjoj fjalën!
Ju falenderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë!
Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh si zemra e tij!
Enea në mirësinë e buzëqeshjen e tij ju jep bekime që na u gjendet pranë!
Urojmë të mos shihni keq e ikja e Tij të jetë i fundit lajm i hidhur!
Enea do thoshte
“Mirë të jeni! Bomba fare!”
Lutem mos e harroni Enean! Jetën sja zgjatëm dot, por kujtimin mundemi!
Do na përkëdhelë zemrat nga lart si veç Ai di ta bëjë!/L.Fdr-tare.net