Balluku sherr me Balliun në Kuvend: Vjedhjen e ke pasur edukatë familjare
Dritare.net

Gjatë seancës së Kuvendit të zhvilluar këtë të mërkurë ndodhi një përplasje e fortë mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Balliu akuzoi Ballukun dhe qeverinë për keqpërdorime dhe korrupsion në projekte të ndryshme, duke përmendur rastet e aeroportit dhe tunelit të Llogarasë. “Juve nuk ju intereson për qytetarët, por për vjedhje. Me këtë buxhet janë rritur kostot e jetesës”, tha Balliu.
Përgjigjja e Ballukut ishte e ashpër, ku ajo deklaroi:
“Kur flitet për vjedhje, Klevis Balliun duhet ta dëgjoni më vëmendje, sepse është i masterizuar. Është rritur në një familje ku vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare… Shpresoj t’i ketë ngrënë me Klevisin. Po të ishte SPAK-u në kohën e tezes së tij, do të ishte akoma në burg sot.”/K.C/dritare.net