Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një vit nga vrasja e Martin Canit. E ëma: Nuk meritonte të ikte në atë mënyrë

Një vit nga vrasja e Martin Canit. E ëma: Nuk meritonte të ikte

Kjo e martë, 18 nëntor, shënon një vit nga humbja tragjike e të miturit Martin Cani, i cili u vra me thikë nga një bashkëmoshatar pranë shkollës 9‑vjeçare “Fan Noli”. Ngjarja tronditi jo vetëm familjen dhe komunitetin lokal, por edhe gjithë Shqipërinë, duke ngritur pyetje serioze mbi sigurinë në shkolla dhe nevojën për masa mbrojtëse ndaj dhunës mes të miturve.

Në një deklaratë për mediat, nëna e Martinit tha se djali i saj nuk e meritonte një fund kaq të dhimbshëm dhe se do të apelojë çdo vendim gjyqësor lidhur me autorin. Ajo falenderoi qytetarët për mbështetjen, duke theksuar se dhuna nuk duhet të heshtet dhe se institucioneve u takon të ndërmarrin masa për të parandaluar tragjedi të tjera si kjo.


“Falenderoj shqiptarët për mbështetjen, Iku në mënyrën më mizore nga kjo botë. Nuk e meritonte, shoku iu bë armik dhe i mori jetën. Nuk duhet të heshtim, heshtja vret. Martini ishte futbollist, i dashur, i ëmbël. Nuk meritonte ikte në atë lloj mënyrë, iu lutem institucioneve, të marrin masa dhe të mos neglizhojnë situata të tjera, askush të mos ketë fatin e Martinit. Do jem këtu dhe do ngre zërin për fëmijën tim. Meritonte një stol në shkollë me emrin tij, apo dhe emrin e palestrës, e meritonte”-u shpreh nëna e Martinit./K.C/dritare.net