Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Mbështetja për Endri Shabanin, ishte gabim!

Berisha: Mbështetja për Endri Shabanin, ishte gabim!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi vendimin e PD-së për tërheqjen nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe firmat e deputetëve të opozitës për kandidaturën e Endri Shabanit, duke e cilësuar këtë si një lojë të Edi Ramës.

Berisha pranoi se ishte gabim mbështetja me firma për Endri Shabanin, ndaj dhe ato u tërhoqën zyrtarisht. Ai theksoi se vendimi u mor pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ku u përcaktuan kandidatët që do të mbështesë partia, dhe Shabani nuk ishte në listën e mbështetur.

"Po të mos ishte gabim firmosja nuk tërhiqej mbështetja. Unë duhet ta pranoj një proces, por kjo erdhi krejtësisht nga një qëndrim i PS-së e cila kishte qëllim që të dilte tek opozita që donte. Me opozitën që do ne nuk do jemi kurrë, ne do jemi opozitë e sovranit. Besoj se është e drejtë kjo dhe është interesi i të gjithëve kjo”, tha Berisha./L.F-dritare.net