Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përfituan fonde nga Rindërtimi në Kombinat,8 masa sigurie! 5 prej tyre zyrtarë të Bashkisë Tiranë

Përfituan fonde nga Rindërtimi në Kombinat,8 masa sigurie! 5

Prokuroria e Tiranës ka dhënë masa sigurie për 8 persona për veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”, përfshirë zyrtarë të Bashkisë dhe IMT-së si dhe përfaqësues të kompanive.

Prokuroria thotë se hetimet nisën nga denoncimi i një qytetari për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar në vitin 2021. Prokuroria provoi se nga janari 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit. Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:

“Arrest në shtëpi” për shtetasin F. F., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A. B, Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen A.B., Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin S. Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;

‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Sh.M., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe

‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin F.F, përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë./dritare.net