'Shqipëria Bëhet' protestë para Kryeministrisë
Dritare.net

Protesta e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka vijuar sot përpara godinës së Kryeministrisë, ku janë bashkuar edhe dhjetëra qytetarë. Gjatë tubimit ka ndodhur një incident me Policinë e Shtetit, e cila ka kërkuar heqjen e çadrave të vendosura nga protestuesit.
Lapaj reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë, duke e cilësuar sjelljen e disa efektivëve si barbare ndërsa theksoi se protesta do të vazhdojë pa u ndalur dhe se çadrat nuk do të zhvendosen.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, sepse është kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. Ne nuk do të heqim një çadër, por do të vendosim qindra”, u shpreh Lapaj, duke paralajmëruar intensifikim të protestës.
Protesta pritet të vijojë edhe në orët dhe ditët në vijim./dritare.net