Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha njofton datën e protestës së radhës: Do të jetë më e fuqishmja

Berisha njofton datën e protestës së radhës: Do të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se protesta e ardhshme kombëtare do të zhvillohet më 10 shkurt, në orën 17:00.

“Në 10 shkurt të gjithë në rrugë dhe sheshe, në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Ai u pyet për detajet e skenarit të protestës, por tha se informacioni do të bëhet i ditur më vonë.

“Sot është vetëm njoftimi, pasi njerëzit mezi prisnin këtë datë dhe e prisnin me padurim”, shtoi Berisha./K.C/dritare.net