Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe denoncon çmimet e fruta perimeve: Produktet e fushës, si të jenë ar!

Braçe denoncon çmimet e fruta perimeve: Produktet e fushës,

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me çmimet e larta të frutave dhe perimeve në tregjet shqiptare, duke i cilësuar ato si abuzive dhe të pajustifikuara, sidomos në një periudhë kur këto produkte janë në kulmin e prodhimit.

Në një postim të gjatë, Braçe ka listuar disa prej çmimeve aktuale në treg, të cilat i ka cilësuar “të tmerrshme”: domate nga 110 deri në 130 lekë për kilogram, kastravecë 100-110 lekë/kg, bizele deri në 300 lekë/kg, mashurka deri në 270 lekë/kg, speca 150 lekë/kg, ndërsa frutat si qershitë arrijnë deri në 1000 lekë/kg. Ai thekson se të gjitha këto janë produkte të stinës dhe për rrjedhojë duhet të kishin çmime më të ulëta.

Braçe ka tre arsye kryesore për këtë situatë:

Abuzimi me çmimet dhe ndërmjetësit: Ai denoncon diferencën e madhe të çmimit nga prodhuesi tek konsumatori, duke përmendur shembullin e shalqinit që në Divjakë shitet me 23 lekë/kg, ndërsa në tregjet e Tiranës arrin në 60 lekë/kg. Sipas tij, kjo diferencë tregon për një abuzim të rëndë që ndodh në tregun e autostradës dhe për mungesë të tregjeve publike ku bujqit të shesin direkt.
Struktura e prodhimit: Braçe kritikon përqendrimin gjithnjë e më të madh te prodhimi në sera, të cilat nuk janë të përshtatshme për kushtet ekstreme të motit të verës apo dimrit. Ai bën thirrje për kthim te prodhimi në fushë dhe ndihmë shtetërore për zonat me klimë të favorshme.
Ndryshimet klimatike: Ish-deputeti nënvizon ndikimin e motit ekstrem dhe të paparashikueshëm, që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë dhe po dëmton rëndë prodhimin bujqësor, sidomos kultura të ndjeshme si qershia. Ai akuzon autoritetet për mungesë veprimi dhe për neglizhencë ndaj pasojave të klimës mbi bujqësinë.

Braçe shpreh zhgënjimin e tij ndaj Ministrisë së Financave dhe fton për një ndërhyrje të menjëhershme për të frenuar rritjen e pajustifikuar të çmimeve dhe për të mbështetur realisht bujqësinë vendase./L.F-dritare.net