Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dashuri, mall dhe zi, çfarë shkruhej në letrat e italianëve të mbetur në Shqipëri!

Dashuri, mall dhe zi, çfarë shkruhej në letrat e

Nevila Nika, ish-drejtoreshë e Arkivit Qendror Shtetëror, ka lexuar për Dritare TV letra të italianëve në Shqipëri, duke zbuluar histori të thella njerëzore të dashurisë, mallit dhe humbjes.

Një letër veçanërisht prekëse, e dërguar nga Berati në maj të vitit 1945, i drejtohet një gruaje të quajtur Annunziata. Autori, pas një heshtjeje të gjatë, shpreh mallin e pamasë me fjalët poetike:

"Po të ishte deti bojë dhe qielli një fletë letre, nuk do të mjaftonte për të të thënë të mirën që të dua."

Kjo letër, si shumë të tjera, nuk arriti kurrë në destinacion, duke mbetur një dëshmi e heshtur e fateve të ndara nga lufta për dekada të tëra.

Një tjetër aspekt kulturor dhe emocional zbulohet përmes letrave me një kornizë të zezë. Kjo shenjë distinctive tregonte se dërguesi ishte në zi, pasi dikush në familjen e tij kishte ndërruar jetë. Ishte një mënyrë komunikimi vizual e dhimbjes, e ngjashme me shiritin e zi që burrat mbanin në jakën e xhaketës.

Një letër e vitit 1946, dërguar nga një grua për burrin e saj Vito, i ngecur në Shqipëri, përcjell shpresën dhe dëshpërimin e saj për ribashkim. Ajo i shkruan për ëndrrën e tyre për t'u kthyer në "shtëpizën e tyre të vogël" dhe për të qenë sërish të lumtur, ndërkohë që fati i tij për riatdhesim ishte ende i pasigurt.

Këto letra janë më shumë se dokumente; ato janë fragmente shpirti të ruajtura në kohë./dritare.net