Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çështja e Ballukut/ Rama: S’po i bëj presion Kushtetueses, është konflikt kompetencash!

Çështja e Ballukut/ Rama: S’po i bëj presion

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ankimi në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, është bërë nga ai në cilësinë e kryeministrit dhe jo si individ, duke theksuar se nuk ka të bëjë me një ministër të veçantë, por me ruajtjen e balancës mes pushteteve.

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flasë për një proces gjyqësor? Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres? E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast është edhe zv.kryeministër, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidenti nga një prokuror e gjykatës.

Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamenti për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ankimi ka për qëllim mosndërhyrjen e një pushteti të pavarur në funksionet e tjetrit, duke respektuar kompetencat kushtetuese të kryeministrit dhe presidentit.

Kryeministri Edi Rama u përgjigj pas deklaratave të Berishës se po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut./L.F-dritare.net