Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mjeshtri i skenës, Luftar Paja feston sot ditëlindjen!

Mjeshtri i skenës, Luftar Paja feston sot ditëlindjen!

Sot, më 1 dhjetor, feston ditëlindjen një nga figurat më të dashura dhe më të respektuara të artit shqiptar – Luftar Paja.

Një jetë e tërë e kushtuar skenës dhe kinemasë, qindra role në teatër e film, dhe një kontribut i jashtëzakonshëm në kulturën kombëtare e kanë bërë emrin e tij të paharrueshëm për publikun shqiptar. Nga Estrada e Fierit, Teatri “Bylis”, deri në filmat tashmë klasikë, Luftar Paja ka lënë një trashëgimi artistike që vazhdon të jetojë në kujtesën e çdo brezi.

“Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, Qytetar Nderi dhe “Nder i Qarkut Fier” – tituj që flasin për respektin dhe vlerësimin që ai ka marrë gjatë gjithë jetës së tij.

Me shumë mirënjohje e respekt, i urojmë edhe shumë vite jetë, shëndet, qetësi dhe nderim të përhershëm nga publiku shqiptar.

Gëzuar ditëlindjen, Mjeshtër!/L.F-dritare.net