Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë është ministeriali i SEECP që do të mbahet nesër në Tiranë!

Çfarë është ministeriali i SEECP që do të mbahet

Më 16 qershor 2025, në Tiranë do të zhvillohet Ministeriali i Ministrave të Jashtëm të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore).

Presidenti Bajram Begaj do të presë kreun e delegacioneve, me temë kryesore:
“Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE.”

Pse është i rëndësishëm?

Përcakton çdo vit prioritete rajonale në diplomaci, zhvillim, siguri dhe energji.
Promovon bashkëpunimin e ngushtë mes vendeve pjesëmarrëse për integrim drejt Bashkimit Europian.
I jep vendit tonë një rol kryesor diplomatik dhe forcon imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

SEECP është një platformë e rëndësishme e Bashkëpunimit Rajonal dhe e Integrimit Europian.

Shqipëria si kryesuese e radhës e SEECP për periudhën qershor 2024 - korrik 2025 nën sloganin “Formësimi i së ardhmes sonë evropiane” ka kontribuuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, për zbatimin e objektivave të Tregut të Përbashkët Rajonal, si dhe duke përshpejtuar procesin e integrimit evropian.

Samiti i SEECP që do të mbahet të hënën në Tiranë do të shërbejë për nxitjen e Stabilitetit dhe Prosperitetit me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE.

Në këtë kontekst, liderët pjesëmarrës synojnë që në këtë samit të shprehin angazhim për të forcuar më tej rolin e SEECP-së. Gjithashtu, ata do të paraqesin përfundimet e samitit në një deklaratë të përbashkët.

Presidenti Begaj në mbyllje të samitit do t’i kalojë homologut të tij bullgar, Presidentit Radev Kryesinë e radhës të SEECP-së./L.F-dritare.net