Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fshati që rrit boronica amerikane dhe dardha japoneze. Historia e pazakontë nga Dibra

Fshati që rrit boronica amerikane dhe dardha japoneze. Historia e

Vetëm 10 kilometra larg Peshkopisë, në fshatin Bllatë të komunës Maqellarë, një histori e rrallë përkushtimi e sakrifice merr jetë në shtëpinë dhe fermën e Zia Keshit – një ish-ushtar i UÇK-së dhe sot një prej fermerëve më të suksesshëm të zonës.

Në një intervistë për Dritari Televizion, Zia Keshi rrëfen se si në vitin 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shërbyer në vijën e parë të frontit dhe në shpërndarjen e "pakove sekrete" – informacion strategjik për operacionet ushtarake. Shtëpia e tij në Bllatë u shndërrua në një bazë logjistike për UÇK-në, ku ushtarët strehoheshin dhe furnizoheshin përpara se të kalonin në territorin e Maqedonisë dhe më tej në Kosovë.

Sot, Zia është kthyer në atdhe dhe ka ndërtuar një fermë model, ku kultivon varietete të rralla frutash si aronia amerikane, molla tibetiane, dardha japoneze dhe fidana të shartuar nga Azia, Evropa dhe Amerika. Ai kujdeset gjithashtu për bletët, të cilat i quan “të bekuara” dhe thekson rëndësinë e natyrës dhe punës së ndershme.

Megjithëse shumë të rinj janë larguar nga fshati për shkak të mungesës së ujit për vaditje dhe mundësive ekonomike, Zijai beson se do të kthehen. “S’ka si vendi yt, s’ka si të punosh për veten,” thotë ai, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë vendit të rikthehen dhe të investojnë në tokën e tyre.

Ferma e tij është bërë tashmë një qendër prodhimi për fidanë të rrallë dhe një simbol frymëzimi për zhvillimin rural në Dibër, duke treguar se pasioni, guximi dhe këmbëngulja mund të krijojnë mrekulli edhe në kushtet më të vështira./L.F-dritare.net