Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kaos në Unazën e Madhe të Tiranës: Kamionit i hapet rimorkio, rruga mbushet me inerte. Trafik disa orësh

Kaos në Unazën e Madhe të Tiranës: Kamionit i hapet

Një ngjarje e pazakontë dhe tejet e rrezikshme është regjistruar sot në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një kamioni i ngarkuar me inerte ka shkaktuar kaos në qarkullim pasi i është hapur rimorkio gjatë lëvizjes. Si pasojë, sasi të mëdha gurësh dhe zhavorri kanë rënë në rrugë, duke e mbuluar atë në një gjatësi prej rreth 800 metrash, informon dritare.net.

Incidenti solli trafik të rënduar për më shumë se tre orë, ndërsa tre automjete janë përplasur për shkak të mungesës së kontrollit dhe rrëshqitjes në sipërfaqen me inerte./L.F-dritare.net