Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kumbaro në Vlorë: Shkolla Lef Sallata gati në janar, më shumë vëmendje për programin Art dhe Zeje

Kumbaro në Vlorë: Shkolla Lef Sallata gati në janar, më

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro vizitoi mjediset e shkollës “Lef Sallata” në Vlorë ku po kryhen ndërhyrjet e fundit, përpara se të jetë gati për të rinisur procesin mësimor në janar. Shkollës i janë shtuar mjedise të reja, duke shmangur mësimin me dy turne, ndërkohë që është pajisur me një sistem bashkëkohor të eficencës së energjisë, terrene sportive e klasa të reja, si dhe nga janari do të kompletohet me laboratore smart.

Kumbaro në Vlorë: Shkolla Lef Sallata gati në janar, më

"Ka qenë shkollë që ka funksionuar me dy turne dhe me investimin e bërë, eliminojmë mësimin me turne. Nga ana tjetër, në gjithë këtë hapësirë, duhet vënë një theks i veçantë në programet jashtëshkollore. Ndërkohë, në janar shkolla “Lef Sallata” do të pajiset edhe me smartlab" tha ministrja Kumbaro.

Kumbaro në Vlorë: Shkolla Lef Sallata gati në janar, më

Më tej, gjatë inspektimit, ministrja Kumbaro veçoi punën që duhet bërë me programet esktrakurrikulare, në mënyrë që programe si ai "Art dhe Zeje" të kenë po të njëjtin sukses si ai i ekipeve sportive.

"Këto janë projekte të qeverisë së bashku me njësitë e qeverisjes vendore në shërbim të infrastrukturës arsimore si për infrastrukturën e rëndë që janë godinat, ashtu dhe për infrastrukturën e lehtë që janë laboratoret, smartlabet dhe pajisjet për arte e zeje. Dhe do të futemi në një moment që do të bëjmë një analizë të përgjithshme të gjithë programeve ekstrakurrikulare: ku kemi qenë, çfarë kemi bërë dhe si duhet të përmirësohemi që suksesin që kemi pasur me ekipet sportive ta kemi dhe me ‘Art e zezje’. Kjo është pjesë e detyrës sonë, e trupës pedagogjike, e mësuesve”, tha ministrja Kumbaro./L.F-dritare.net