Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Konferenca me BE më 16 shtator, Rama: Hapim 4 kapituj të tjerë!

Konferenca me BE më 16 shtator, Rama: Hapim 4 kapituj të tjerë!

Më 16 shtator, do të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare me BE. Kryeministri Edi Rama thotë se me 16 shtator do të hapin edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim.

“TJETËR LAJM I MIRË - Shqipëria nuk ndalet

Te martën, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj - një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.

Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama./E.P-dritare.net