Mbrojtja Civile: Situata e motit drejt stabilizimit por ja zonat më me rrezik
Dritare.net

Agjencia e Mbrojtjes Civile njofton se situata e motit paraqitet më e qetë në shumicën e qarqeve të vendit, me rënie të dukshme të intensitetit të reshjeve. Strukturat e Mbrojtjes Civile, bashkitë, OSHEE, ujësjellës-kanalizimet dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën intensive në terren për menaxhimin e prurjeve dhe parandalimin e pasojave.
Situata sipas qarqeve:
Lezhë – Ndërhyrje në argjinatura dhe rrugë rurale; nivelet e lumenjve në rënie.
Durrës – Vijon pastrimi i kanaleve kulluese; konsoliduar argjinatura e Drojes; ulet niveli i ujërave.
Fier – Lumenjtë Seman dhe Vjosa nën monitorim; përmbytje të kufizuara vetëm në toka bujqësore.
Vlorë – Situata e stabilizuar; FA në gatishmëri; punime në rrugë dhe hidrovorë në funksion të plotë.
Dibër – Vazhdon rehabilitimi i rrugëve dhe përrenjve; furnizimi me energji normal.
Shkodër – Ndërhyrje në zonat me rrëshqitje dhe prurje të larta.
Berat – Rënie e nivelit të Osumit; prani uji vetëm në disa zona bujqësore.
Korçë – Përmirësim i ndjeshëm i situatës; ujërat në rënie.
Gjirokastër – Lumi Vjosa nën nivel kritik; të gjitha rrugët të kalueshme.
Elbasan – Parashikohet evakuimi i një familjeje në Librazhd për shkak të rrezikut.
Tiranë & Kukës – Situata drejt normalizimit; rrugët të pastruara dhe të kalueshme./dritare.net