Mot i keq në vend/ Përmbytje në Vaun e Dejës, përroi i Glinës del nga shtrati
Dritare.net

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në Bashkinë Vau Dejës, ku disa banesa janë përmbytur.
Përroi i Glinës ka bllokuar unazën e Vau të Dejës dhe po përparon me shpejtësi, duke krijuar një situatë gjithnjë e më të vështirë për banorët dhe autoritetet lokale.
Tashmë, strukturat e emergjencës janë angazhuar për të monitoruar zhvillimet dhe për të ndërhyrë në mënyrë që të shmangen pasojat më të rënda. Pjesa e bllokuar e unazës po ndikon në qarkullimin normal të mjeteve, duke rritur vështirësitë e transportit.
Sipas informacionit të dhënë, reshjet intensive të shiut vazhdojnë të bien në pesë bashkitë e Qarkut Shkodër (Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz), duke shkaktuar dëme dhe rreziqe të tjera. Në Bashkinë Fushë Arrëz, ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në rrugët rurale dhe prezencë uji në akse rrugore./ dritare.net