Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mrekulli/ E reja në Tiranë sjell në jetë katërnjakë të shëndetshëm

Mrekulli/ E reja në Tiranë sjell në jetë

Një ngjarje e veçantë dhe e gëzueshme ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku një nënë ka sjellë në jetë katërnjakë nga një shtatzëni krejtësisht natyrale. Ky moment i jashtëzakonshëm është bërë i njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ndau emocionet e saj për këtë ngjarje të paharrueshme në rrjetet sociale.

“Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët Roal, Alrda, Roar dhe Auro, ardhur nga një shtatzëni natyrale. Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë spitalin”, – thuhet në njoftimin e ministrisë.

Katërnjakët, tre djem dhe një vajzë, gëzojnë një shëndet të plotë dhe kanë kaluar një periudhë të vështirë, duke marrë kujdes të specializuar intensiv. Ata tashmë janë në gjendje të mirë dhe janë gati për t'u kthyer në shtëpi, duke bërë që ky rast të shënojë një mrekulli të rrallë në maternitetin e kryeqytetit./dritare.net