Na ndiqni edhe në

Politikë

Zgjedhjet lokale, Rama: Ogerta fituese e padiskutueshme, opozita në krizë

Zgjedhjet lokale, Rama: Ogerta fituese e padiskutueshme, opozita në

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kandidatet e Partisë Socialiste për bashkitë kryesore të vendit, Ogerta Manastirliu për Tiranën dhe Bruna Mersini për Vlorën, janë fituese të padiskutueshme të garës elektorale që po afrohet.

“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra ka argëtuar publikun, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste,” – theksoi Rama.

Kryeministri shtoi se kush voton Ogerta Manastriliun ka votuar Edi Ramën.

“Kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, për të dhënë kryeqytetit drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vijuar transformimin e Tiranës drejt vizionit Shqipëria 2030,” deklaroi Rama./dritare.net