Na ndiqni edhe në

Shqiptar

“Po të mos ishe i martuar…”/ Çfarë ka mes Juelës dhe Rogertit

“Po të mos ishe i martuar…”/ Çfarë ka mes

Gjatë Prime-it u transmetua një klip ku Juela dëgjohej duke thënë: “Po të mos ishe i martuar, e di çfarë do të të bëja?” ose “Unë për ty kam paguar një çmim shumë të madh.” Këto deklarata shkaktuan debate të forta brenda shtëpisë.

Juela u përpoq të sqarojë situatën, duke thënë se marrëdhënia e saj me Rogertin është vetëm në kuadër të lojës. Ajo u shpreh se e sheh atë si një vëlla të madh dhe se mes tyre nuk ka asnjë ndjenjë romantike.

“Unë do të shpjegoj si ka lindur ortakëria në lojë mes meje dhe Rogertit. Unë e shoh si një vëlla të madh në këtë lojë. Nuk ka asnjë kimi që shkon përtej mendimeve që lidhen me lojën. Unë jam një person shumë i dashur dhe nuk kam asnjë ndjenjë për Rogertin”, tha Juela.

Nga ana tjetër, Selin e kritikoi ashpër Juelën, duke e akuzuar se ka ndryshuar qëndrime gjatë lojës dhe se po e dëmton imazhin e saj.

Juela shtoi se kur Rogerti i kishte thënë: “Po të mos isha i martuar, do të tentoja diçka me ty”, ajo i ishte përgjigjur: “Shyqyr që je i martuar.”

Ndërkohë, Rogerti pranoi se Juela është në tipin e tij, por theksoi se kjo mbetet vetëm një koment hipotetik, pasi ai është i martuar.

Debati u përfshi edhe nga banorë të tjerë, mes tyre Gimbo, i cili kritikoi situatën dhe deklaroi se një burrë i martuar duhet të tregojë më shumë kujdes në sjelljen e tij./dritare.net