Brikena pranon se ka pëlqim për Mateon pas debatit të ashpër në Big Brother
Dritare.net

Debate të forta kanë ndodhur mes banorëve Big Brother VIP Albania, Mateo dhe Artani, pasi ky i fundit akuzoi Mateon se raporti i tij me Brikena është i rremë dhe pjesë e lojës.
Gjatë përplasjes, Artani kërkoi që Brikena të sqarojë publikisht marrëdhënien e saj me Mateon, duke theksuar se për të ai është vetëm një banor i shtëpisë. Debati u tensionua edhe më shumë kur Mateo përmendi bashkëshorten e Artanit, gjë që shkaktoi reagime të forta.
Pas gjithë situatës së krijuar, Brikena bëri një deklaratë të papritur duke pranuar për herë të parë se ka pëlqim për Mateon. Ajo u shpreh se tani ndihet në një moment kur mund ta pranojë hapur atë që ndjen.
“Unë normalisht sot mund të them me plot kuptimin e fjalës që kam pëlqim për Mateon dhe kaq,” tha Brikena.
Ajo gjithashtu mbrojti Mateon duke thënë se ai nuk është person që ofendon dhe se reagimi i tij gjatë debatit erdhi si pasojë e presionit të situatës./L.F-dritare.net