
Nesër do të ketë bllokime rrugësh. Ja njoftimi!
Dritare.net
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve se ditën e hënë, datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore në kryeqytet, për shkak të masave të marra në kuadër të zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), i cili do të mbahet në Tiranë.
Ky aktivitet i nivelit të lartë do të mirëpresë delegacione të huaja të kryesuara nga Presidentë të vendeve anëtare, ndaj do të ndërmerren masa shtesë sigurie dhe organizimi për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.
Kufizimet e Qarkullimit:
Në ardhje të delegacioneve:
Aeroporti i Rinasit
Mbikalimi i Kasharit
Autostrada “Durrës-Tiranë”
Unaza e Re
Rrethrrotullimi i Saukut
Rruga e Elbasanit
Rruga “George W. Bush”
Rruga “Urani Pano”
Rruga “Dervish Hima”
Në largim të delegacioneve:
Rruga “George W. Bush”
Rruga e Elbasanit
Rrethrrotullimi i Saukut
Unaza e Re
Sheshi “Shqiponja”
Autostrada “Tiranë-Durrës”
Mbikalimi i Kasharit
Aeroporti i Rinasit
Bllokime të tjera:
Përveç lëvizjeve të delegacioneve, më 16 qershor do të ketë edhe ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit dhe lëvizjes së këmbësorëve në:
Rrugën “Ludovik Shllaku”
Rrugën e Dibrës
Orari i kufizimeve do të përcaktohet në varësi të mbërritjes së delegacioneve në aeroport.
Apel për qytetarët:
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve për këto masa të përkohshme, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre është i domosdoshëm për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti të rëndësishëm për vendin./L.F-dritare.net

















