Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia godet firmat piramidale online. Arrestohen 6 persona në Fier

Policia godet firmat piramidale online. Arrestohen 6 persona në Fier

Policia ka zhvilluar një operacion të gjerë në lidhje me firmat piramidale online, pas denoncimeve për mashtrime ndaj qytetarëve, kryesisht në zonat e Divjakës dhe Lushnjes. Nga aksioni, i zhvilluar në Fier, Lushnje dhe Divjakë, janë arrestuar 6 persona, ndërsa shumë të tjerë janë shoqëruar për llogari të hetimeve.

Në Lushnje, në një lokal të përdorur si bazë operative, janë sekuestruar edhe një shumë parash, ndërsa policia dhe Prokuroria e Fierit pritet të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 11:00 për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin.

Denoncimi për këto skema ka nisur nga deputeti socialist Erjon Braçe, i cili ka paralajmëruar vazhdimisht për veprimtarinë kriminale të firmave piramidale online dhe ka kërkuar ndërhyrjen e policisë. Pas denoncimeve të tij, Policia e Shtetit ka nisur hetimet për mashtrimet financiare dhe ka bërë apel qytetarëve që të mos kryejnë asnjë investim në këto platforma.

Firmat piramidale online që operojnë në Shqipëri, kryesisht “XUEXA” dhe “TXEX”, rekrutohen përmes njohjeve personale. Qytetarët bindën të investojnë në këto platforma dhe vetëm pasi dorëzojnë faturën, lejohet të futen në grupet e tyre në aplikacionin “Telegram”, ku marrin udhëzime për investime të mëtejshme. Megjithatë, të gjitha këto janë skema mashtrimi, pasi investitorët nuk mund të tërheqin paratë e tyre, duke u bllokuar pagesat./K.C/dritare.net