Presidenti Trump: Të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama!
E Enjte 19 Shkurt 2026, 16:04
Dritare.net

Presidenti i SHBA-së Donald Trump përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në Bordin e Paqes, ndërsa përshëndeti kryeministrin Edi Rama duke shprehur nderim për prezencën e tij. Trump gjithashtu tha për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani se po bën një punë shumë të mirë.
“Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati i Donald Trump, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu”, tha Trump./dritare.net