Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Jeruzalem: Shqipëria mbrojti hebrenjtë në kohët më të errëta të Evropës

Rama në Jeruzalem: Shqipëria mbrojti hebrenjtë në kohët

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare në Jeruzalem, iu drejtua sot Konferencës Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit, e cila u mbajt në të njëjtën ditë me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Konferenca u përshëndet gjithashtu nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, si edhe nga Ministri i Çështjeve të Diasporës, Amichai Çikli, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër antisemitizmit dhe urrejtjes.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama riafirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë kundër antisemitizmit, duke theksuar se ky qëndrim është i rrënjosur thellë në vlerat humane dhe historike të popullit shqiptar. Ai kujtoi se gjatë periudhës më të errët të historisë evropiane, Shqipëria u shndërrua në një strehë të sigurt për hebrenjtë e përndjekur nga nazistët.

Rama tha se mbrojtja e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një shprehje e besës, solidaritetit dhe humanizmit që karakterizon shoqërinë shqiptare, vlera që vazhdojnë të udhëheqin edhe sot politikën dhe qëndrimet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare./L.F-dritare.net