Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rusia: Gjendja në Kosovë, e rrezikshme!

Rusia: Gjendja në Kosovë, e rrezikshme!

Kremlini thotë se po e ndjek nga afër situatën në Veri të Kosovës. Përmes një reagimi thuhet se gjendja është e rrezikshme, ndërsa në asnjë prej rreshtave të reagimit nuk ka dënim të sulmit ndaj policisë së Kosovës.

“Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve. Gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference të rregullt për media të hënën.

Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur ndërsa ka një bashkëpunim të ngushtë me Serbinë./L.F-dritare.net