Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot dhe nesër bllokohet dalja Tiranë-Rinas! Qarkullimi për në aeroport do bëhet nga këto 3 akse

Sot dhe nesër bllokohet dalja Tiranë-Rinas! Qarkullimi për

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, në datat 13 dhe 14 janar do të ketë bllokim të daljes Tiranë-Rinas. ARRSH njofton se bllokimi do të nisë nga ora 20:00 e 13 janarit deri në orën 06:00 të 14 janarit.

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

• Vorë - Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

• Rruga dytësore: Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas

• Rruga Kashar – Thumanë./L.F-dritare.net