
Sot është Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Më 27 janar 1945 u çlirua kampi më i madh nazist i përqendrimit, Auschwitz-Birkenau. Kjo ditë është një nderim për miliona njerëz, kryesisht hebrenj, që u vranë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përkujtimi ka rëndësi të veçantë pasi është një mundësi për të theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe të kuptosh se çfarë ndodhi gjatë Holokaustit, si dhe për të reflektuar mbi viktimat e gjenocideve të tjera që kanë ndodhur në botë.

Gjatë holokaustit miliona hebrenj dhe grupe të tjera u vranë për shkak të përkatësisë së tyre. Përgjegjës për këto vrasje ishte Partia Naziste e Gjermanisë, nën drejtimin e Adolf Hitlerit. Përveç hebrenjve, nazistët persekutuan dhe vranë romë dhe persona me aftësi të kufizuara kundërshtarë politikë dhe shumë të tjerë.

Në shumë vende organizohen ngjarje përkujtimore me mesime, ceremoni, ndezje qirinjsh dhe ligjërata për të nxitur reflektimin dhe për të luftuar urrejtjen dhe diskriminimin. Qëllimi është që e kaluara të mbahet mend dhe të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të sigurt./L.F-dritare.net