
Sot spektakël në qiell. Hëna e Gjakut kthehet më e madhe se kurrë
E Diel 7 Shtator 2025, 10:10
Dritare.net
Sot më 7 shtator 2025, qielli do të ofrojë një spektakël mahnitës: eklipsi total i Hënës.
Nga ora 19:00, Hëna do të lindë e zhytur në hijen e Tokës, duke u shfaqur jo vetëm e errësuar, por edhe me nuanca të kuqe të ndezura.
Ky fenomen i rrallë ndodh sepse rrezet e diellit, duke kaluar nëpër atmosferën e Tokës, shpërndahen dhe arrijnë të ndriçojnë Hënën me ngjyrë të kuqe. Pikërisht për këtë arsye eklipsi njihet edhe si “Hëna e Gjakut”.
Por surprizat nuk mbarojnë këtu: këtë herë do të kemi edhe një Superhënë, pra një Hënë më të madhe dhe më të ndritshme se zakonisht, pasi do të ndodhet më afër Tokës. Kjo e bën eklipsin e 7 shtatorit një ngjarje edhe më të veçantë për t’u parë./K.C/dritare.net

















