Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vengu: Marrëveshje e re Shqipëri–Itali për mbrojtjen dhe sigurinë!

Vengu: Marrëveshje e re Shqipëri–Itali për mbrojtjen dhe

Në kuadër të takimit ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe Italisë, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se diskutoi me homologun italian, Guido Crosetto, mbi të ardhmen e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri. Ai njoftoi se marrëdhëniet do të fuqizohen me nënshkrimin e një marrëveshjeje të re bashkëpunimi, duke e cilësuar këtë hap si një faqe të re në partneritetin transadriatik mes dy vendeve.

"Në kuadër të takimit ndërqeveritar midis dy vendeve tona, pata kënaqësinë të diskutoja me homologun tim Guido Crosetto mbi të ardhmen e bashkëpunimit tonë në mbrojtje dhe siguri, i cili do fuqizohet me nënshkrinim e marrëveshjes së re të bashkëpunimit.
Një faqe e re në kapitullin e pasur të partneritetit tonë transadriatik, me vizione dhe interesa të njëmendta mbi sfidat e sigurisë në kontinentin tonë."- shkruan Ministri i Mbrojtjes.