Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Çfarë mendojnë qytetarët për aksin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë!

Video/ Çfarë mendojnë qytetarët për aksin e ri rrugor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të dielë reagimet e qytetarëve për segmentin e ri rrugor Qukës–Qafë Plloçë, i hapur më 5 shtator. Rruga e re, me gjatësi 43 kilometra, shmang Përrenjasin, Qafë Thanën dhe Pogradecin, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen në juglindje të vendit.

Qytetarët shprehen të kënaqur me infrastrukturën dhe distancën e shkurtuar.
“Shumë rrugë e mirë, shpëtuan nga trafiku”, thotë një prej tyre, ndërsa një tjetër e cilëson “super spektakël që na shpëtoi të gjithëve”.

Banorë të zonës së Mokrës theksojnë se rruga ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së tyre, duke e lidhur më shpejt me Pogradecin.
“Na bëhet qejfi shumë që edhe në Shqipëri po bëhen përparime. Nga Mokra në Pogradec tani shkojmë për gjysmë ore”, shprehet një banor.

Edhe emigrantët e kthyer për pushime e shohin aksin e ri si një arsye më shumë për t’u rikthyer e për të investuar në vendlindje.
“Unë vij nga Amerika, kam ardhur të rregulloj shtëpinë dhe mendoj të rikthehem. Kjo rrugë është një arsye e fortë për shumë të tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë një emigrant.

Aksi Qukës–Qafë Plloçë përfshin dy tunele me gjatësi totale 1.1 kilometra, katër ura – mes tyre dy të varura – dhe ka kushtuar rreth 260 milionë euro./K.C/dritare.net