
VIDEO/ Numëro pa futur duart, po vidhni! Sherr te Sami Frashëri. Ja çfarë ndodhi!
Dritare.net
Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj pati sot një përplasje në një qendër votimi te shkolla “Sami Frashëri” në Tiranë me nënkryetarin e KZAZ numër 40, pasi ai urdhëroi që vëzhguesit e partive politike të dalin jashtë QV.
View this post on Instagram
Agron Shehaj kërkoi që të qëndrojë brenda në QV dhe të shohë fletët e votimit të partisë Mundësia që numëruesit i konsideruan të pavlefshme.
Sipas numëruesve bëhet fjalë për 3 vota të partisë Mundësia që janë konsideruar të pavlefshme, për shkak të ngjyrës së zbehtë të fletës së votimit.
“Unë vij këtu e kërkoj llogari jo se janë votat e partisë Mundësia po se janë votat e qytetarëve” i tha Shehaj nënkryetarit të KZAZ.
“Numëruesit u ndjenë të kërcënuar duke ardh sipër tavolinave”, u përgjigj nënkryetari i KZAZ.
“Ju po vidhni votat e qytetarëve, mbani përgjegjësi…A mund të më tregosh votat e Partisë Mundësi? Janë votat e qytetarëve, numëro votat aty pa futur duart. Çfarë shikon? Mendon se po kërcënon. Ne kemi vëzhgues, na nxirr votat e partisë Mundësia aty”, i tha Shehaj nënkryetarit të KZAZ me tone të larta./E.P-dritare.net

















