
Numërimi vazhdon/ PS-ja përmbys rezultatin e 2021-shit në Fier, Elbasan dhe Dibër!
Dritare.net
Deri më tani, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 83 mandate në Kuvend, duke fituar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Në nivel kombëtar, PS-ja ka marrë 186,844 vota, që përbëjnë 52.7% të totalit të votave të numëruara deri më tani. Koalicioni i Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 121,619 vota (34.3%), duke siguruar 51 mandate.
Në qarqe të ndryshme, PS-ja ka shënuar rritje të ndjeshme:
• Në Elbasan, PS-ja ka marrë 10 mandate, nga 8 që kishte në 2021.
• Në Fier, PS-ja ka kaluar nga 9 në 12 mandate.
• Në Dibër dhe Lezhë, PS-ja ka përmbysur rezultatin dhe ka marrë më shumë mandate se në zgjedhjet e mëparshme.
Në Tiranë, PS kryeson me 47.9% të votave, duke siguruar përkohësisht 19 mandate, ndërsa PD-ASHM ka 35% të votave dhe 14 mandate./ K.C/dritare.net

















