
Numërohen 60% e qendrave të votimit. Sa vota kanë marrë PS-ja, koalicioni i Berishës dhe partitë e vogla!
E Hënë 12 Maj 2025, 20:08
Dritare.net
Deri më tani, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, janë numëruar rreth 3,330 nga gjithsej 5,225 qendra votimi, që përbën afërsisht 63.7% të totalit.
Sipas të dhënave të fundit, Partia Socialiste (PS) kryeson me 52.56% të votave (rreth 453,859 vota), ndërsa koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 34.12% (rreth 294,638 vota).
Në votën e diasporës, nga 14,420 zarfe të numëruara nga gjithsej 194,889, PS-ja ka marrë 56.07% të votave, PD-ASHM-ja 27.82%, dhe Nisma Shqipëria Bëhet 8.42%./K.C/dritare.net

















