Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vij si një vëlla, jo si zotërues! Mesazhi i fortë i Papa Leonit XIV në përurimin e tij!

Vij si një vëlla, jo si zotërues! Mesazhi i fortë i Papa

Papa Leo XIV u zgjodh më 8 maj 2025 dhe u përurua zyrtarisht si Papa i 267-të i Kishës Katolike më 18 maj 2025 në një meshë solemne në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Gjatë ceremonisë, ai mori Anellin e Peshkatarit dhe palliumin, simbole të autoritetit dhe shërbimit papnor. Në homelinë e tij, ai theksoi nevojën për unitet dhe dënoi propagandën fetare që nxit përçarje.

Në një fjalim të mbajtur sot në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV u drejtua besimtarëve me një mesazh të fortë për unitet, mirëkuptim dhe bashkëjetesë mes feve, duke dënuar ashpër propagandën fetare që nxit përçarje dhe intolerancë.

“Vij tek ju si një vëlla që dëshiron të jetë shërbëtor i besimit dhe gëzimit tuaj,” tha Papa, duke përsëritur përkushtimin e tij për të ndërtuar ura mes komuniteteve dhe për të thelluar dialogun ndërfetar.

Papa Leo XIV theksoi se besimi nuk duhet të shfrytëzohet si një armë për të ndarë njerëzit, por si një udhërrëfyes drejt paqes, drejtësisë dhe dashurisë. Ai i bëri thirrje udhëheqësve fetarë në mbarë botën që të refuzojnë çdo formë të ekstremizmit dhe manipulimit në emër të fesë.

“Kur feja përdoret për propagandë dhe ndarje, ajo humbet thelbin e saj. Ne jemi thirrur për të qenë dritë, jo ndarje,” u shpreh Papa gjatë fjalës së tij./K.C/dritare.net