Na ndiqni edhe në

Opinione

Kujdes, mos e keqtrajtoni Hasin sikur s’ka njeri

Kujdes, mos e keqtrajtoni Hasin sikur s’ka njeri

Nga Man Poga

Historia ka treguar se mosnjohja nga ligjvënësit apo aktorët vendimarrës të realitetit historik, gjeografik, kulturor dhe qytetar të një zonë shpesh herë kanë krijuar keqkuptime të cilat kanë prodhuar vendime me pasoja shumë të rënda dhe të pakthyeshme për komunitetin.

Prandaj në çdo reforme thelbësore, zëri i komunitetit, eksperteve lokalë dhe qytetarëve të angazhuar merr rëndësi.

Nisur sa më lart, do të trajtojmë tre keqkuptime/mosnjohje kryesore që i kemi konstatuar gjatë takimeve me deputetë, median apo opinioni vendimarrës në Tiranë që kanë të bëjnë me:

Ø IDENTITETIN E HASIT

Ø POPULLSINË-DEMOGRAFINË AKTUALE

Ø KAPACITETETET NJËRËZORE

I. IDENTITETI I HASIT

Për një pjesë të opinionit, Hasi është pak i njohur, disa e perceptojnë si ai shpati i malit përballë Kukësit me disa fshatra, pa ndonjë identitet të qendrueshem, pa traditë vetëqeverisese, pa qendren e vet urbane, etj. Keqkuptimi vjen nga mosnjohja, mungesa e kontaktit direkt prej 20 viteve të qendrës apo ministrave me zonën, mungesa e zërit hasjan në Parlament etj. Por vjen gjithashtu dhe nga heshtja e zgjatur e komunitetit, intelektualëve dhe institucioneve në Has, duke mos shpalosur në vijimisi vlerat dhe kontributet e shquara të trevës.

Por si qendron e verteta, a ka indentitet kjo zonë nëse po, kur është formësuar identiteti i treves së Hasit?

Kur u bë rajon dhe rreth me vete pas viteve “90, kur u shkëput nga ish rrethi i Kukësit, apo para 100 vitesh kur ishte qendër e Prefekturës së Kosovës, kur?

Fati i Hasit ngjan si ty pika uji me fatin e Shqipërisë.

Në vitin 1878 kryesisht, por dhe me 1912, ne, shqiptaret perceptoheshim ndryshe në kancelarite europiane, ku shpesh herë hidhnin dyshime nëse jemi Komb i veçantë dhe për rrjedhoje nëse e meritojmë mëvetësinë apo jo. Atëherë rilindasit tanë vunë perballë opinionit ndërkombëtar dokumente dhe fakte nga figura e ndritur e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skendërbeu. Me shumë mençuri duke shpalosur qendresën e Gjergj Kastriotit i treguan botës kush ishte kombi yne dhe që e meritonim të kishim shtetin tonë. Ne rastin tonë, pergjigjen se kur është krijuar identiteti Hasjan na jep nje tjetër YLL I MADH i Kultures Shqiptare, imzot. Pjeter Bogdani.

Rreth 4 shekuj me parë në vepren e tij, Çeta e Profeteve, ai i vesh Sibilat, profeteshat me kostumet Kombetare.

Akoma mbetet mister pse i shqiptarizoi Sibilat Bogdani duke i veshur me elementë Kombëtare dhe cituar dhe trevat prej nga vinin, si Shkupjanja, Shkodrarja, Zadrimorja, Prizrenjanja, etj.

Në këtë vepër madhore, në mes të pikturës, paraqitjes grafike, ai vuri profeteshën më të rëndësishme, Sibilen Delfika.

A e dini si e emërtoj këte Sibilë Bogdani?

Kujdes, mos e keqtrajtoni Hasin sikur s’ka njeri

Pra rreth 4 shekuj më parë ne kemi fakt të shkruar se identiteti i trevës, emri Has dhe Hasjanë ishte formësuar dhe kishte vendin e vet me dinjitet mes trevave kryesore Shqiptare.

Kemi dhe shumë shembuj të tjerë, por besoj se mjafton vetem ky fakt dhe ky debat mbyllet.

II. POPULLSINË-DEMOGRAFINË AKTUALE

Përceptimi tjetër është se treva e Hasit aktualisht është e braktikur, tokë e shkretë, pa banorë, dhe për rrjedhojë duhet riparë statusi aktual.

Por si qëndron e vërteta, si qëndron popullsia e Hasit në raport me Bashkitë e tjera të ngjashme, sa është dendësia? Për të analizuar këte fenomon kemi marrë për analizim cens 2023. Sipas censusit Hasi ka 11.684 banorë prezent.

Megjithese ne sy te lire duket popullsi e vogel, ajo ka 30 vendbanime dhe 1 qytet, Krumën. Ndërsa Tropoja fqinje ka vertet 2500 banore me shumë, por ka 8 njësi ADM dhe rreth 74 fshtatra, POR përsëri ka 16 banorë me pak për k2.

Kemi bërë krahasimim dhe me bashki të tjera që kanë specifika të ngjashme, shohim që Hasi del me dendësi më të lartë edhe se Gramshi qe ka 5 mije banore me shumë, Skrapari, Mirdita apo Malsia e Madhe etj. Pra toka nuk është e shkretë por akoma ka një popullsi vitale prezente që duhet mbështetur.

Kujdes, mos e keqtrajtoni Hasin sikur s’ka njeri

Për ta thelluar më tej këtë argument kemi marrë për analizë të dhënat e cens 2023 për grupmoshën 0-14 vjeç dhe e kemi krahasur me Bashkitë e tjera në veri dhe jug të shqipërisë.

E morëm këtë grupmoshë pasi është e dhëna më reale pasi janë të regjistruar në kopshte, shkolla 9-vjeçare dhe viti I Gjimnaz, gjithashtu është e ardhmja e projeksionit për vitet që do vijnë prandaj nuk morem të dhënat krahasuese për grupmoshën 15-64 apo +65.

Hasi grupmoshën 0-14 vjeç e ka 2641 përsona.

Siç do shikojmë nga tabela, Hasi megjithëse ka 2500 banorë me pak se Tropoja grupmoshën 0-14 e ka më të lartë se ajo.

Edhe pse Gramshi dhe Peqini kanë afro 5000 banorë më shumë se Hasi përsëri dhe ato kanë më pak fëmijë se Bashkia Has. Poshtu dhe në jug, bie fjala bashkitë Skrapar dhe Poliçan edhe sikur ti bashkojmë bashkë si popullsi e përgjithshme përsëri nuk e kanë më shumë se Hasi grupmoshën 0-14.

E dhënë që tregon se Hasi edhe pse në cens 2023 ka popullsinë totale 11684 banorë, në territor popullsinë 0-14 e ka shumë të lartë se shumë bashki te tjera, pra ka akoma një popullsi prezente te re shpresëdhënëse për të ardhmën, vitale dhe që duhet mbështetur.

Nga 61 Bashkitë për grupmoshën 0-14 Hasi rënditet e 33-ta.

Kujdes, mos e keqtrajtoni Hasin sikur s’ka njeri

III. Kapacitetet Njerëzore

Përceptimi tjetër është që komuniteti prezent në Has nuk ka kapacitete njerëzore, ato që ishin kanë ikur etj.

Kemi marrë të dhënat nga cens 2023 ku kemi parë se sa eshte nr i përsonave që kanë mbaruar Arsimin e Larte Master dhe Dr në Has dhe si eshte ky raport me bashkitë e tjera në qark duke e shprehur në %.

Shohim se edhe ktu Hasi prin në qark për ka numri i të arsimuarve për nr. banorësh.

Kujdes, mos e keqtrajtoni Hasin sikur s’ka njeri

Kapacitetet njerëzore të Hasit, brenda por dhe jashtë vendit, përbëjnë një potencial të madh që duhet të aktivizohet më shumë në funksion të zhvillimit lokal.

Reforma administrative-territoriale përbën një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në organizimin e shtetit shqiptar në nivel vendor. Qëllimi i saj ishte krijimi i njësive vendore më funksionale, më të qëndrueshme financiarisht dhe më të afta për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët. Megjithatë, çdo reformë e tillë duhet të vlerësohet me kujdes, duke marrë në konsideratë jo vetëm kriteret teknike dhe administrative (të cilat Hasi i përmbush), por dhe realitetin historik, gjeografik, social dhe kulturor të territorit ku ajo zbatohet.

Jam shumë i bindur se përmes dialogut institucional, analizës profesionale dhe bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, diasporës dhe shoqërisë civile, mund të ndërtohen politika më të drejta dhe më të qëndrueshme për zhvillimin e territorit. Forcimi i Bashkisë Has duhet pare si pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e veriut të Shqipërisë, e cila kërkon më shumë investime publike, politika të posaçme për zonat malore dhe një mbështetje më të madhe për pushtetin vendor./dritare.net