Na ndiqni edhe në

Shëndet

Aktiviteti argëtues që ul rrezikun e diabetit me 35%!

Aktiviteti argëtues që ul rrezikun e diabetit me 35%!

Të apasionuarit pas filmave i bëjnë një dhuratë të madhe shëndetit të tyre mendor, duke u përmirësuar më tej nga të qeshurat. Dhe sipas një studimi të publikuar së fundmi në Revistën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik, ata që zgjedhin t'i shohin filmat në kinema ulin ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2.

Studiuesit nga Universitetet e Pekinit (Kinë) dhe Osaka (Japoni) mblodhën të dhëna të vetëraportuara nga më shumë se 4000 njerëz në Angli për frekuencën e daljeve në kinema dhe teatër dhe vizitave në galeritë e artit dhe muzetë gjatë 12 viteve. Të dhënat më pas u krahasuan me incidencën e diabetit të tipit 2.

Rezultatet treguan se ata që shihnin filma në kinema shpesh, rreth një herë në muaj, kishin një rrezik 35% më të ulët të sëmundjeve metabolike në krahasim me ata që shkonin rrallë ose kurrë.

Megjithëse arti dhe aktivitetet kulturore janë vërtetuar shkencërisht se mbrojnë shëndetin mendor nga stresi dhe depresioni, vetitë e tyre mbrojtëse kundër diabetit të tipit 2 po vërtetohen shkencërisht për herë të parë. Pa njohuri mbi mekanizmat e saktë, studiuesit ia atribuojnë përfitimet vetive anksiolitike të aktiviteteve kulturore./K.C/dritare.net