
Dy simptoma që rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme!
Dritare.net
Rreziku i vdekjes së parakohshme nënkupton kombinimin e dy gjendjeve patologjike për burrat dhe gratë e moshuar. Më konkretisht, studiuesit nga Universiteti Federal i São Carlos (UFSCar) në Brazil dhe Kolegji Universitar i Londrës argumentojnë se kombinimi i anemisë dhe dobësisë së muskujve në moshën e tretë rrit rrezikun e vdekjes brenda 10 viteve të ardhshme. Gjetjet e reja shkencore, të publikuara në Archives of Gerontology and Geriatrics, pohojnë se rreziku i vdekjes së parakohshme rritet me 64% te meshkujt dhe me 117% te femrat që kanë kombinimin e këtyre dy gjendjeve patologjike.
“Kemi analizuar të gjithë faktorët e vdekjes dhe rezultatet tregojnë se kombinimi i anemisë dhe humbjes së forcës së muskujve rrit rrezikun e vdekjes nga çdo shkak. Një person i moshuar që paraqet të dyja këto simptoma është në rrezik më të madh pavarësisht nga faktorët e tjerë shëndetësorë.”, tha Mariane Marques Luiz, kandidate për doktoraturë në terapi fizike në UFSCar dhe autorja e parë e studimit.
Pas rezultateve të marra, studiuesit donin të zbulonin pse efektet janë të ndryshme te burrat dhe gratë. Gjetjet zbuluan se të dy faktorët regjistrohen më shpesh te gratë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se vetëm anemia rrit rrezikun e vdekjes me 58% për meshkujt, ndërsa një kërcënim më i madh për gratë është humbja e forcës së muskujve, duke rritur shanset për vdekje me 68%. Kombinimi i të dyjave e bën një rrezik dukshëm më të fortë për gratë sesa për burrat.
“Në rastin e grave, rreziku i vdekjes dyfishohet kur kombinohen këto dy kushte. Rritin ndjeshëm kërcënimin, prandaj është e nevojshme të ekzaminohen dhe identifikohen klinikisht si simptomat, ashtu edhe shkaqet që i shkaktojnë, në mënyrë që të trajtohen menjëherë.”, thekson Dr. Marques Luiz./K.C/dritare.net

















