
Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse hani 2 banane në ditë!
Dritare.net
Ushqimi i shëndetshëm jo domosdoshmërish i shijshëm. Por për sa i përket bananeve, ky nuk është rasti.
Ky artikull i Bright Side mbledh së bashku të gjitha provat që tregojnë pse ngrënia e dy bananeve në ditë mund të përmirësojë seriozisht shëndetin tuaj.
1. Ulet presioni i gjakut
Bananet reduktojnë presionin e lartë të gjakut falë faktit se përmbajnë rreth 420 mg kalium.
2. Ndikon në peshën tuaj
Bananet janë të pasura me fibra, gjë që ju pret oreksin. Bananet përmbajnë gjithashtu një lloj niseshteje që pakëson oreksin dhe nuk ju lë të shtoni peshë.
3. Rreziku i anemisë ulet
Anemia vjen si pasojë e reduktimit të qelizave të kuqe të gjakut dhe një niveli të ulët të hemoglobinës në gjak.
Bananet përmbajnë shumë hekur, që stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Bananet përmbajnë gjithashtu vitaminë B6, e cila rregullon nivelet e glukozës në gjak, duke ndihmuar njerëzit me anemi.
4. Përmirëson tretjen
Bananet treten lehtësisht dhe nuk irritojnë traktin gastrointestinal. Niseshteja rezistente që përmbajnë bananet nuk tretet dhe përfundon në zorrën e trashë ku shërben si një mjet ushqyes efektiv për bakteret e shëndetshme.
Bananet mund të hahen kur një person ka gastrit dhe urth dhe ato rivendosin mineralet e humbura kur një person vuan nga diarreja.
5. Niveli i stresit, ulet
Bananet përmirësojnë humorin tuaj. Ato përmbajnë triptofan, të cilën trupi e kërkon për të marrë serotoninën (hormoni i lumturisë).
Mesatarisht, çdo banane përmban rreth 27 mg magnez. Ky mineral është kyc për humorin dhe gjumin e shëndetshëm.
6. Përfitime të vitaminave
Bananet janë të pasura me vitaminë B6. Mesatarisht, një banane përmban rreth 20% të kërkesës tuaj ditore për vitaminë B6. Kjo ndihmon trupin tuaj të prodhojë insulinë, hemoglobinë dhe aminoacide që janë të nevojshme për krijimin e qelizave të shëndetshme.
Megjithëse zakonisht mendojmë se portokallet dhe luleshtrydhet përmbajnë sasinë më të madhe të vitaminës C, bananet në fakt përmbajnë 15% të normës sonë ditore të kësaj substance të rëndësishme./L.F-dritare.net

















