Na ndiqni edhe në

Shëndet

Hormoni i tiroides që mund të rrisë rrezikun e demencës deri në 65% 

Hormoni i tiroides që mund të rrisë rrezikun e demencës deri
Një faktor tjetër mund të dobësojë funksionin njohës të të moshuarve. Sipas një studimi të ri, të botuar në JAMA Internal Medicine, nivelet e ngritura të hormoneve të tiroideve mund të lidhen me rënien konjitive, duke rritur rrezikun e demencës ose çrregullimeve të tjera njohëse te të moshuarit.
Nivelet e larta të këtyre hormoneve në qarkullimin e gjakut, një gjendje e quajtur tirotoksikoza u shoqëruan me probleme mendore nëse ato vinin nga një gjëndër tiroide tepër aktive ose nga marrja e ilaçeve për tiroide, zbuluan studiuesit.
Siç kanë konstatuar studimet e mëparshme, nivelet e larta të hormoneve të tiroideve lidhen me një rrezik të shtuar të dëmtimit njohës, por këto rezultate kanë qenë kontradiktore.
Në një studim të kryer, rezultoi se tek ata pacientë që iu dhanë hormon tiroidi, u vu re një rrezik për dëmtimin konjitiv. Në mënyrë të veçantë, pacientët, medikamentet e të cilëve shkaktonin nivele shumë të larta të hormoneve tiroide, kishin një rrezik 65% më të lartë të problemeve njohëse, krahasuar me një rrezik 23% te pacientët, medikamentet e të cilëve shkaktuan një rritje më të moderuar të hormoneve./K.C/dritare.net