
Në këto raste gruaja është në rrezik gjatë shtatzënisë!
E Mërkurë 26 Shkurt 2025, 22:10
Dritare.net
Mjeku i njohur obsetër gjinekolog Orion Gliozheni flet për rrezikun gjatë një shtatzanie. Mjeku u shpreh se çdo shtatzëni mund të paraqesë rrezik nëse nuk respektohen këshillat e duhura.
"Shpesh gratë e neglizhojnë ushqyerjen e mirë dhe shkak këtu bëhen familjarët që thonë se një grua shtatzënë duhet të ushqehet për dy veta, sipas rregullit të vjetër, por kjo është e gabuar. Sa më pak peshë të shtohet gjatë shtatzënisë më mirë është. Ndërsa duhet një kontroll i shtuar për sëmundjet shoqëruese si diabeti apo tiroidet", u shpreh mjeku Gliozheni./dritare.net

















